Nëse para rasteve të caktuara të të shkruarit ose detyrave, me nxënësit/et, mblidhen gojarisht dhe shënohen në fletore jo vetëm fjalë të veçanta, por edhe elemente të zgjeruara gjuhësore, atëherë kjo listë mund të japë një kontribut me shumë vlerë për zgjerimin e kompetencës së të shprehurit. Kjo procedurë është e njohur para së gjithash në mësimin gojor (p.sh. para një diskutimi mblidhen mjetet e të folurit). Por kjo e tregon veten edhe në raport me rastet e të shkruarit. Zgjedhja e elementeve gjuhësore varet nga rasti i të shkruarit, ashtu siç e tregojnë shembujt vijues:
- Para një shënimi mbi një përjetim (pushimet, shëtitja, aventura etj.): fillime të ndryshme fjalish të gjenden dhe të përfshihen në mënyrë që stereotipet si «dhe pastaj» të menjanohen:
- Është mirë që para të të shkruarit të bëhet një ushtrim paraprak gojor për një shembull konkret. Për vetë rastin e të shkruarit N do të marrin detyrën që të përdorin së paku tri fillime fjalish nga lista.
- Para një përshkrimi – (ilustrimi ose natyre): ose të mblidhen vendet e caktuara (event. me parafjalët konkrete) («Para shtëpisë qëndron…», «Në sfond shoh…», «Mbi breg…», ose mundësi për të shprehur ndjenjat («Mua më pëlqen posaçërisht…», «Unë mendoj që është bukur, që…», «Unë nuk e kuptoj plotësisht, pse», «Unë mund ta paramendoj që artisti…» etj.
- Para një teksti, në të cilin p.sh. duhet të mendohet për përparësitë dhe disfavoret e jetës në emigrim: të mblidhen shprehjet për të theksuar mendimin personal, të përpunohet një spektër më i gjerë se sa «Unë mendoj…» pra të përdoren shprehjet si «Unë mendoj, që…», «Unë kam pasur përvojën, që…», «Sipas pikëpamjes sime», «Qëndrimi im është …», «Unë jam i bindur, që…», «Unë dyshoj, mos…» etj. Edhe këtu është e këshillueshme, që së pari të provohen shembuj përmes një diskutimi gojor dhe pastaj të jepet detyra që tek të shkruarit të përdoren së paku tri shprehje nga lista.