N marrin për detyrë për të zhvilluar intervista për një temë të caktuar bashkërisht që më parë, këtë t‘a dokumentojnë me shkrim dhe t‘ia prezentojnë klasës. Tema të mundshme dhe partnerët/et intervistues/e: Kujtimet e prindërve ose gjyshërve tanë për fëmijërinë e tyre në vendin e prejardhes / Intervistë me dikë që është moshatar në vendin e prejardhjes për temën koha e lirë dhe perspektivat për të ardhmen / Intervistë me njerëzit në vendin në të cilin N jetojnë, për temat si racizmi, të huajt, integrimi.
Me rëndësi: paraprakisht duhet të diskutohet me N se si bëhet një intervistë: të shënohen pyetjet kryesore, pyetjet e hapura të formulohen (jo pyetje po/jo, por më shumë impulse: «Tregoni ju lutem pak, …», intervistuesi/ja vetë të flas pak. Edhe forma e dokumentimit me shkrim duhet të sqarohet: Jo të shkruhet gjithçka fjalë për fjalë, por të përmblidhet. Një mjet për inçizim: magnetofon ose telefoni i dorës.

Variant nxitës: të sajohen dhe të shënohen intervista fiktive me personalitete të mëdha nga kultura ose politika kombëtare.


Tabela e pëmbajtjes