a) M sqaron së pari se shumica e teksteve lejojnë të renditen në tri pjesë: hyrje/vështrim – pjesa kryesore (përmbajta themelore) – përfundimi/përmbledhja/vështrimi më tutje. Kjo do të duhej të ndodhë mundësisht në mënyrë konkretizuese (artikull nga gazeta, tekste të shkurtra letrare, punime të suksesshme të nxënëseve/nxënësve).

b) M skicon skemën (shiko ilustrimin) në tabelë ose në projektor dhe e paraqet bashkë me klasën, në bazë të një teme. Shembuj me tema të përshtatshme: Përshkrimi i vendit prej nga vjen familja ime; Shënime nga udhëtimi në …; Mendimet e mia për temën «Jeta në dy kultura dhe gjuhët».

c) N e marrin një temë (shembuj shih më lart) ose zgjedhin një temë të lirë. Ata e marrin një fletë, e ndajnë në tri fusha hyrja – pjesa kryesore – përfundimi dhe shkruajnë fjalë përmbledhëse për secilën pjesë. Posaçërisht do të ishte mirë nëse N së pari e zbatojnë një procedurë nga nr 8 (Cluster, Mind-Map, Placemat) për t‘i mbledhur idetë e para.

d) Diskutimi i përvojave me skemën. Si do të mund të shkojë puna më tutje? Nëse është e mundur do të duhej që ky rast i të shkruarit të çohet deri në fund.


Tabela e pëmbajtjes