Ritregimet shfaqen në shkollë dhe në jetën e përditshme në format më të ndryshme: Nga raporti për një film televiziv ose një ëndërr e deri te shënimi telefonik i përmbledhur, nga parafraza e lirë e deri te një rithënie e saktë deri në detaje e një teksti të pranishëm ku do të duhej të riprodhoheshin edhe elementet stilistike. Me përparësi me vështrimin tek ushtrimi i stilit është se N tek ritregimi janë të liruar nga ajo që të sajojnë një veprim (sepse ky veç është i paradhënë) dhe kështu mund të koncentrohen plotësisht në aspekte gjuhësore. Shembuj dhe mundësi:
- Ushtrim paraprak: diskutim se ku dhe përse kemi nevojë për ritregime dhe përmbledhje në shkollë dhe në jetë. N duhet të jenë të vetëdijshëm sa sa janë të rëndësishme këto lloje të teksteve në përditshmëri (edhe nëse p.sh. është fjala për skeçe ose thashetheme!). Në vazhdim mbledhja e «ritregimeve» të përditshmërisë gjuhësore dhe e «përmbledhjeve» nga jeta e N e disa ditëve të fundit (kush kujt çfarë i ka treguar?)
- M e lexon një tregim të shkurtër ose të gjatë 2–3 herë. N e tregojnë rrëfimin mundësisht sa më saktë, por guxojnë t‘i fshehin 1–2 gabime. Në vazhdim lexim i dyanshëm: Zbuloni gabimet? (Krah. nr. 7.4)
- Ritregim me ndërrim të perspektivës: N lexojnë një tregim (p.sh. një përrallë, një legjendë ose një episod nga literatura personale). Në vend se ta tregojnë pastaj rrëfimin, zhvendosen në një figurë të caktuar dhe e tregojnë rrëfimin nga ajo perspektivë (shembull nga bota e përrallave gjermane: «Kësulëkuqja» të tregohet nga perspektiva e ujkut).
- Tregimi i njëjtë të ritregohet në lloje të ndryshme tekstesh: krah. këtu 17.4.
- Rreth ritregimeve dhe përmbledhjeve në një formë shumë të shkurtër bëhet fjalë edhe te shënimet telefonike, të cilat nganjëherë duhet bërë për prindërit. Kjo mund të ushtrohet përmes lojës (M dhe një N zhvillojnë një bisedë fiktive telefonike me lloj-lloj detyrash, N tjerë marrin shënime në një copë letre).
- Si një nënlloj të veçantë të ritregimeve lënë për t‘i kuptuar përmbledhjet dhe shënimet, ashtu si edhe N duhet t‘i bëjnë në rast të provimeve etj. Diskutim/shkëmbim për këtë, në vazhdim provë konkrete. Këtu N p.sh. mund t‘i përmbledhin pikat më të rëndësishme të lekcionit të fundit dhe pastaj t‘i diskutojnë listat e tyre në mënyrë kritike. Varianti: M e mban një referat ose e tregon një film mësimor, në vazhdim N duhet t‘i përmbledhin gjërat më të rëndësishme në 5–10 pika.